PDK-ja ia merr gjysmën e pushtetit LDK-së në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për ta udhëhequr komunën e Vitisë.

Sipas marrëveshjes Partia Demokratike e Kosovës, do ta merr gjysmën e pushtetit.

Kështu tha për Klankosova.tv Bekim Azizi, kryetar i Degës së PDK-së në Viti.

“Komuna e Vitisë i ka 10 drejtori, do të themelohet edhe një. PDK do të ketë pesë drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal ndërkaq LDK-ja do t’i ketë gjashtë sosh”.

“Sa i përket ndarjes së drejtorive, kemi mbet me diskutu edhe njëherë në mënyre që të vendosim njerëz profesionist. Por, me numër i kemi pesë. Drejtorët komunal do të emërohen pas Vitit Ri”.

Ai ka bërë me dije se më 28 dhjetor do të zgjidhet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe se ai do të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit për këtë pozitë.

Komuna e Vitisë edhe për katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.