Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Por në vend të kryetarit Kadri Veseli, kjo parti e ka çuar dikënd tjetër në zyrën e Kurtit.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tashmë është futur në objektin e qeverisë, ku e pret Kurti,
Kurti ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për pandeminë dhe për atë se çfarë mund të bëjnë liderët bashkë në këtë situatë.
“Unë presidentit sot ja kam dërguar dy letra, ia kam dërguar edhe një tjetër, presidentit dhe të gjithë krerëve të partive politike për një takim të hënën në ora 10:00, lidhur me koronavirusin se çfarë do të mund të bëjmë bashkë. Nëse janë kundër koronavirusit është absurde të mos vijnë”, kishte deklaruar Kurti të premtën.







