Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për herë të parë pas vitit 2017 nuk ka dalur parti fituese në zgjedhje nacionale.
Në vitin 2017, PDK arriti të fitonte pesë komuna në nivel kombëtar, Ferizajin, Shtimen, Dragashin, Kaçanikun dhe Drenasin.
Por, në zgjedhjet e 6 tetorit PDK ka arritur të dal e para vetëm në dy komuna prej pesë sa qeverisë në nivel lokal.
Në Drenas PDK ka fituar bindshëm duke lërë pas vetës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-në. Në Shtime ka arritur t’i fitojë 33.36% të votave, 6% më shumë sesa Lëvizja Vetëvendosje e cila ka marrë 27.48% të votave në Shtime.
Në Ferizaj, PDK ka humbur nga Lëvizja Vetëvendosje përkundër asaj që qeverisë në nivel lokal nga viti 2017. Ne Kaçanik poashut ka humbur nga partia e Albin Kurtit. Në Dragash Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) është subjekti parë politik në këto zgjedhje me më pas se 300 vota para PDK-së.
PDK-ja në nivel vendi ka fituar 169.211 vota apo 21.24% duke u renditur e treta. /Ballkani.info/







