Partia Demokratike e Kosovës ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një koalicion mes këtyre dy partive shihet si i pamundur, ka thënë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Në “Zgjedhjet në KOHË”, Hoxhaj ka thënë se dy partitë “janë shumë larg që të përafrohen për një bashkëqeverisje”.

“Kemi dallime të mëdha programore, ideologjike, të së kaluarës sonë dhe e shoh të pamundur të ketë koalicion mes VV-së dhe PDK-së”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti, “por në këto zgjedhje garoj vetëm të jem kryeministër”.