Dega e PDK-së në Rahovec ka mbajtur sot mbledhje ku i ka caktuar dy kandidatët e kësaj dege për deputet në listës e partisë.
Nga PDK-ja e Rahovecit kandidat për deputet do të jenë profesori i mirënjohur dhe ish ministri, Idriz Vehapi dhe Edon Cana, ish konsull i Kosovës, shkruan Ballkani.info.
Tashme degët e të gjitha partive kanë filluar t’i përzgjedhin kandidatët që do të jenë në listë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit. /Ballkani.info/







