Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të raundit të parë për asamblistë komunalë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në komunën e Skenderajt, subjekti politik që ka marrë më së shumti ulëse është PDK-ja.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-ja në Skenderaj ka marrë gjithsej 17 ulëse.

Pas PDK-së, e dyta renditet Lista e Pavarur e Bekim Jasharit me 10 ulëse.

Ndërsa, e treta në radhë është LVV-ja me 2 ulëse, kurse AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë fituar nga një ulëse.

Në rezultatet e publikuara përfundimtare nga KQZ-ja, del se LDK-ja dhe PDK-ja kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.

Pas publikimit, kandidatët mund tu drejtohen organeve përgjegjëse për ankesa.