PDK e kritikon qeverinë Hoti: Për mungesën e oksigjenit në spitale dikush duhet të japë përgjegjësi

Zyrtari i PDK-së, Donjet Bilsimi, ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë e coronavirusit.

Ai në një konferencë për media tha se masat aktuale nuk po funksionojnë, kurse ekonomia po paguan kosto të përditshme si pasojë e masave jo efikase dhe bllokuese.

Bislimi foli edhe për mungesën e oksigjenit dhe barnave, kur e kritikoi qeverinë Hoti.

“Pamjet që po vijnë nga klinikat kudo në Kosovë dhe nga informatat që kemi nga pacientët dhe informatat që i kam si mjek janë të papranueshme”, tha ai në një konferencë për media.

Ai tha se qytetarët nuk kanë oksigjen dhe detyrohen të kërkojnë në binznes privat.

“Jemi të shokuar me mungesën e oksigjenit dhe barnave dhe për këtë duhet të japë dikush përgjegjësi”, tha ai.

Bislimi kritikoi qeverinë Hoti edhe për mungesën e një plani për sigurimin e vaksinës.

“Çdo vonesë në sigurimin e vaksinës anti-covid përkthehet në humbje të jetëve të njerëzve”, tha ai.