PDK e konfirmon ftesën për takim nga Kurti, tregojnë a do të marrin pjesë

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kanë pranuar ftesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar në takim kreun e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Në një përgjigje për Demokracia.com nga PDK kanë thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në takim, meqë sipas tyre nuk është specifikuar tema dhe agjenda e takimit, dhe për këtë ata do të kërkojnë informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit.

“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Ftesën deri më tani e ka pranuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga LDK ende nuk kanë treguar nëse kanë pranuar ftesë nga Kurti.