Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar takimin me Osmanin. Bashmir Xhema ka thënë për Indeksonline se PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së u.d të presidentes, Vjosa Osmani.

“Po, PDK do të marrë pjesë. Nënkryetari i partisë, Memli Krasnsiqi do të jetë në takim” ka thënë Xhema për Indeks.

Ky takim pritet të mbahet në orën 15:00.

Takimi i parë i u.d të presidentes me partitë politike do të fillojë në orën 13:00.

Osmani do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.