Partia Demokratike e Kosovës po mban një tubim të madh në Podujevë, derisa kandidati për deputet nga radhët e saj Ragip Xhaka po merr mbështetje të madhe.

Xhaka ka vendosur të kandidojë këtë herë si deputet dhe mbështetja për të duket e madhe, pasi kontributi i tij në çështjen kombëtare është shumë i madh, andaj edhe i duhet ulëses në Kuvendin e Kosovës.

Mbështetje të madhe kandidaturës së tij po i jep edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi që është prezent në këtë tubim.