PDK do të mbajë konferencë, nuk tregon pse

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë sot që nga ora 13:00.

PDK përmes një e-mail drejtuar medieve, ka treguar se kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të mbaj sot konferencë në zyrën e selisë qendrore.

Ende nuk dihet për arsyet e konferencës./Ballkani.info./

Njoftimi i plotë:

Ftesë për Media

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot (e martë, 5 janar) konferencë për media, nga ora 13:00, në zyret e Selisë Qendrore.

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë konferencë.