PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit, Tahiri: S’ka kuorum që gati dy orë

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së deklarojnë që nuk vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, sepse pas gati dy orësh nuk ka kuorum nga Grupi Parlamentar për të vazhduar me votimet pikat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave tjera të rendit të ditës.

Shefi i GP të PDK-së tha se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.

“Ne si GP kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Tahiri, shkruan Klankosova.tv.

Të njëjtin mendim e ndau edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë, nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Gashi.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ftoi të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të projektligjit për bujqësi.