Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot aksionin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit. Këtij aksioni, përveç deputetëve të PDK-së, i janë bashkuar edhe asamblistë e drejtorë komunalë nga Prizreni dhe Suhareka.

Asamblisti Dardan Berisha deklaroi se prania e tyre para objektit të qeverisë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj centralizimit të pushtetit dhe mos shpërndarjes së buxhetit nëpër komuna.

“Konkretisht jemi para objektit të qeverisë, objekt të cilin e ka uzurpuar deputeti siç thashë Albin Kurti, objekt i cili është ndërtuar mbi bazën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, por mbi të gjitha në këtë objekt janë marrë vendime të rëndësishme për vendin, janë marrë, janë dhënë ide dhe janë marrë projekte të cilat e kanë zhvilluar Kosovën, ë por mbi të gjitha ë ka pasur një buxhet më të pakët se sa sot. Ky buxhet sot nuk shtrihet as në komunat të cilat nga vijmë ne, sepse po mundohet të centralizojë edhe komunat, në konkretisht sidomos edhe në rekrutimin e punëtorëve të administratës, në mbi të gjitha pronat dhe kështu ne jemi shumë pakënaqur. Ne do të jemi çdo ditë këtu së bashku me deputetët deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës“, tha ai, raporton Ekonomia Online,