Pazaret e subjekteve politike me strukturat paralele serbe në Kllokot

Sot në lokalin Restauranti Tina në Kllokot, janë takuar disa anëtarë të subjekteve politike LDK, PDK, AAK dhe VV duke bërë pazare politike me kandidatin e strukturave paralele serbe.

Burime të Gazeta Raporto thanë se në takim ishin pjesëmarrës Admirim Etemi dhe Hidajet Ahmeti nga Vetëvendosje, Përparim Rexhepi dhe Blerim Fejza nga LDK, Naser Shabani të PDK-së dhe Burim dhe Shpend Azemi nga AAK-ja.

Ky takim që u bë për pazare politike, i ndihmoi atyre që të i caktojnë pozitat duke mos trajtuar fare interesin e komunitetit shqiptar.

Por ky nuk është takimi i parë, sepse po të njetit janë parë së bashku edhe para disa ditëve, por me një “mysafir” të veçantë, kandidatin për kryetar të Kllokotit nga Lista Serbe, Vlladan Bognanoviç.

Siç shihet edhe në Foton e siguruar nga Gazeta Raporto, i pranishëm ishte edhe Hasan Rashit, këshilltar i kryetarit të Kllokotit Bizhidar Dejanoviç, përcjellë nga, përparim Rexhepi i LDK-së, i cili aktualisht është shërbyes civil në Komunën e Kllokotit. Ky burim vazhdon se kryetari i komunës serbe Sergjan Nikoliç, i cili nuk mungoi në takim, dhe kandidati për kryetar, Bogdanoviç, ju kanë premtuar të pranishmëve pozta të ndryshme udhëheqëse.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit, lidhur me dyshimet për trysni ndaj qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.