Dështon premtimi

Pavarsisht ndërhyrjeve të Ahmetit, librat vazhdojnë të shiten 1 euro

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar nga shitësi i librave Florim Beqiri që të mos i bëjë zbritjen e cmimit të librave sepse sipas tij do të gjendet një mënyrë që të vazhdohet për përkrahjen e tyre, shkruan Ballkani.info.

Ky i fundit mbrëmë u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë librat nga ai për vetëm një euro, për ta paguar qiranë e kioskut.

Pavarsisht premtimit, qarkullimi i fotove nëpër rrjetet sociale e dëshmon të kundërtën ku Beqiri po vazhdon shitjen e librave vetëm me nga 1 euro.