Gara për president të SHBA-së është duke vazhduar mes kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump.

Ato pak shtete që kanë mbetur për t’u përcaktuar fituesi, kanë marrë vëmendjen e opinionit amerikan, por edhe të botës.

Megjithatë, gjatë këtij procesi nuk kanë munguar deklarimet nga më të ndryshmet nga dy kandidatët.

Kandidati demokrat Joe Biden, para tri orëve ka shkruar në Twitter se pavarësisht garës “Të gjithë jemi amerikanë”.

“Ne mund të jemi kundërshtarë – por nuk jemi armiq. Ne jemi amerikanë.”, ka shkruar Biden.