Pauzë në bisedimet Rusi-Ukrainë, këto janë të rejat e fundit

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se është marrë një “pauzë teknike” në bisedimet Ukrainë-Rusi deri të martën.

“Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përcaktimeve individuale. Negociatat vazhdojnë,” tha Podoliak.

Më herët sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i përshkroi negociatat si “bisedime të vështira”.

Podoliak tha se seanca e katërt po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev