Patrulla policore kufitare në Vërmicë, arreston një të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë,
më 31.08.2021 rreth orës 09:00, në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë
vëzhgimit të terrenit  kanë  vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime për
patrullën policore.

Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që
kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste. Reagimi i patrullës policore ka
qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur
nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas
të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit
nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët,
procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore.

Drejtoria Rajonale  e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, mbetet e përkushtuar në
parandalimin, luftimin dhe arrestimin e të gjithë  personave të cilët merren me veprimtari të
kundërligjshme.