Patrisi publikon foton familjare por shikoni kush mungon (FOTO)

Patris Berisha ka filluar që të bëhet shumë aktiv në llogarinë e tij në Instagram me postimin e fotografive.

Para pak minutash e ka publikuar një imazh familjar tek i cili ka shkruar: Familja Berisha.

Në foto shihet Patrisi, vëllai i madh i tij Poliniki, vajzat e tij dhe Tiani, djali i Patrisit dhe Tunës mirëpo kjo e fundit mungon apo ndoshta Tuna ua ka realizuar fotografinë.

Ndryshe ai dhe këngëtarja Tuna janë njëri ndër çiftet më të komentuara në media. Ajo së fundmi e ka publikuar albumin “Fortuna” dhe krahun më të fortë e ka pasur Patrisin i cili shihet në sfond në videot të cilat kanë marrë shumë klikime në Youtube.