“Patriotët e shterrur në tru”, shpërthen Milaim Zeka: Edhe Albin Kurti do ta kërkojë Hashim Thaçin

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të një “non-paper” që është publikuar, e që flet për pikat e që duhet t’i përmbajë marrëveshja përfundimtare që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Ballkani.info.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se do të vijë një ditë ku Albin Kurti do ta kërkojë Hashim Thaçin dhe të gjithë tjerë, kjo pasi sipas tij, Thaçi ka bërë shumë gabime në politikën e brendshme, por kurrë në raport me Serbinë dhe perëndimin.

Duke iu referuar dokumentit “non-paper”, Zeka shprehet se Thaçi ka negociuar me të gjitha kobet e mundshme për Kosovën dhe i kishte refuzuar ato si dhe në fund kishte arritur të marrë garanci ndërkombëtare dhe mbështetje që Leshaku, Leposaviqi dhe Zubin Patoku të shkonin andej kah kishin qenë gjithomë, pra me Serbinë, ndërsa të bashkohej Mitrovica, të merreshin fshatrat shqiptare dhe të merrnin po aq territor nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Ish-deputeti pos tjerash, thotë se gabimi i Thaçit ishte plasimi i ideve përmes Baton Haxhiut, gjersa kritikon njerëzit që e kanë kritikuar ish-presidentin.

Shkrimi i plotë:

Edhe Albin Kurti ka me kerku Hashim Thaçin

Po çarkullojne lloj-lloj propozimesh e dokumenta konfidencial rreth nje marreveshje perfundimtare me Serbine. Seicili ma i keq se tjetri per Kosoven. Seicili me i kobshem se tjetri, per ardhmerine e shtetit te Kosoves.

Dje, Infokusi publikoi nje dokument gjermano-francez, ku perpos Asociacionit te Komunave Serbe, po na del nje autonomi per Veriun e Kosoves, ku perfshine 17 perqind te teritorit te Kosoves. Vdekje per ne. Vdekje per se gjalli.

Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci.

Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant.

Patriotat e shterrur ne tru, po sidomos ata te paguar nga Serbia dhe Rusia, e gozhduan Hashim Thaçin sikurse Jezu Krishtin. Filluan me sha e me felliqe ne te gjitha kanalet e mundeshme. Ata qe dje ishin kunder bombardimeve te NATO-s dhe Rambujese, sot ishin pro semundjes te pasherueshme te shtetit te Kosoves, i cili do vdes ngadal nga asociacioni, dhe autonomia serbe ne veri.

Keta patriotat e pordheve te kafeneve te felliqura, pasi te hane suxhuk te perzhitur me sabah, e nga dy vo te ziera, do ta bajne batare Serbine me nga nje pordhe te Ura Ibrit, e Evropes do i thone “ qe kjo Kurva Plake”, duke harruar qe historikisht ne kemi qene kurvat e verteta ne raport me vendin tone, po ma lehte ka qene, edhe eshte, me i thane dikujte tjeter. Edhe Evropa shume eshte merzitur nga sharjet e rrugaqerise tone, te tipave te Hysamedin Ferajve, i cili edhe per kritika te thjeshta ne drejtin te liderit te tij shpirteror, na quan “njereze te serbizuar”!

Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi…