LAJMI I FUNDIT

Patriarku serb Porfirije mbërriti në Patrikanën e Pejës

Patriarku serb Porfirije ka mbërritur në Patrikanën e Pejës, në kuadër të vizitës së tij në vendet e shenjta në Republikën e Kosovës, ku është paraparë të festojë Krishtlindjen ortodokse së bashku me popullin serb.

“I jam mirënjohës Zotit, Atit të Shenjtë Sava dhe të gjithë shenjtorëve nga familja jonë që më kanë denjuar të shoh sërish bukurinë e Patriarkanës së Pejës dhe ikonën e Krasnicës së Pejës. Dashtë Zoti, këto ditë do të vizitoj faltoret dhe manastiret tona të mrekullueshme në Kosovë dhe do të mirëpres festën e Lindjes së Zotit Jezu Krisht – Krishtlindjen”, ka shkruar kreu i partisë në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Ballkani.info.

Patriarkun e priti në Patrikanën e Pejës Abesha Haritina, së bashku me murgesha, si dhe vëllazëria e Manastirit të Deçanit, në krye me igumen Sava Janjiq.

Në pritjen e patriarkut morën pjesë edhe famullitari i Pejës, At Dragan, dhe famullitari nga Gorazhdeci, At Nenad.

Patriarku ka nisur sot vizitën e tij në Kosovë.

Së bashku me Patriarkun, në Kosovë kanë udhëtuar edhe Vikaripeshkvin Aleksej të Hvostanit, Vikaripeshkvin Ilarion i Novobrdit, Drejtorin e Zyrës Administrative Patriarkale, Arkimandrit Danilo dhe Rektorin e Seminarit “Svetog Sava” në Beograd, Protodeakonin Radomir Vruqiniq dhe Profesorin e Fakultetit të Teologjisë në Beograd, Protodeakoni Dragan Radiq.

Patriarku Porfirije për herë të fundit ishte në Patrikanën e Pejës në Ditën e Epifanisë 2023, ku kreu liturgjinë festive. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Mbahet mesha solemne e Krishtlindjes – Dodë Gjergji bën thirrje për mirësi, afërsi dhe solidaritet