Kisha dhe politika

Patriarku Irinej ankohet për taksat ndaj mallrave serbe, ushtrinë e Kosovës…

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (SPC), Patriarku Irinej, ka deklaruar se një nga parakushtet kyçe për zgjidhjen e problemit të Kosovës është “ndërtimi i një shoqërie të bazuar në sundimin e ligjit, ku njerëzit me prejardhje të ndryshme mund të jetojnë në paqe, me mbrojtje të plotë dhe respekt për çdo identitet fetar, kulturor dhe kombëtar”.

“Duke folur për një zgjidhje të përhershme të problemit në Kosovë, pa respektuar këto parakushte, do të thoshte pranimi i spastrimit etnik të luftës si akt përfundimtar dhe duke hedhur poshtë të gjitha vlerat mbi të cilat, në parim, qëndron Evropa e krishterë si dhe e gjithë bota”, thuhet në letrën e Irinej me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.Ai tha se ‘vendosja e taksave famëkeqe’ mbi mallrat serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës, synon ‘kërcënimin e mëtejshëm dhe dëbimin përfundimtar të të gjithë serbëve nga Kosova’.

Megjithatë, në mesazhin e tij Patriarku Irinej ‘harron’ të përmendë gjenocidin që serbët kanë kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe dëbimin e një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre, duke kryer kështu një spastrim etnik, të cilit iu kundërvu UÇK-ja dhe NATO-ja. /Ballkani.info/