Patriarku Bartolomeu: Kisha Ortodokse Ruse ka thyer parimet e ortodoksisë pas përkrahjes së agresionit ushtarak në Ukrainë

Patriarku ekumenik, Bartolomeu ka thënë se Kisha Ortodokse Ruse ka tradhtuar ortodoksinë pas mbështetjes së agresionit ushtarak në Ukrainë.

Moska, e udhëhequr nga VladimirPutini, luftën në Ukrainë e thekson se është një “operacion special ushtarak” që,sipas tyre, është nisur për të parandaluar gjenocidin në rajonin e Donbasit.

Patriarku rus Kirill mbështeti aksionin e Kremlinitdhe qëndrimi i tij u përhap në të gjithë Kishën Ortodokse. Për më tepër, ai i quajti kundërshtarët e Moskës në Ukrainë si “forca të së keqes” që duan të shkatërrojnë unitetin historik të dy vendeve.

Nga ana tjetër, ekspertët thanë se komentet e tij ofrojnë një pasqyrë të vizionit më të gjerë shpirtëror të Putinit për kthimin në Perandorinë Ruse, në të cilën feja ka një rol të rëndësishëm.

Me rastin e qëndrimit të Kirillit ka folur edhe Papa Françesku, i cili pati paralajmëruar kreun e Kishës Ortodokse Ruse të mos jetë “asistent i Putinit”.

Këshilli Botëror i Kishave i kërkoi patriarkut Kirill të “ndërhyjë dhe ndërmjetësojë” në ndalimin e agresionit ushtarak.

Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Bartolomeu tha se ai pret qëKirill të kundërshtojë vendimin e presidentit rus për të sulmuar Ukrainën dhe të japë dorëheqjen, nëse është e nevojshme.

“Nuk është e pamundur që të gjitha kishat të mos dënojnë dhunën, luftën. Kisha Ruse na ka zhgënjyer. Nuk doja që Kisha Ruse dhe patriarku Kirill të ishin pjesë e këtij përjashtimi tragjik. Nuk e di se si mund të justifikohet ai para ndërgjegjes së tij”, tha Bartolomeu.

Në fillim të agresionit, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë Bartolomeu kishte dënuar pushtimin ushtarak rus të Ukrainës, duke e përshkruar atë si një akt brutal që shkakton vuajtje të mëdha.

//

Burimi i lajmit: https://www.danas.rs/svet/patrijarh-vartolomej-ruska-crkva-nas-razocarala-ne-znam-kako-kiril-sebe-opravdava-pred-sopstvenom-savescu/