Shtime

Pati të shtëna me armë gjatë një ahengu në Shtime – policia arreston 34-vjeçarin

Policia e Kosovës në Shtime ka pranuar një informacion, se me datën 17.02.2024 në fshatin Mullapolc në një aheng kishte pasur të shtëna me armë të zjarrit.

Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe pas grumbullimit të informacioneve në terren, me datën 19.02.2024 kanë identifikuar të dyshuarin G.N ( M/K) i moshës 34 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër.

“I dyshuari G.N është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ” Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” .

VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë