Pasuria e Xhelal Sveçlës: Shtëpia, lokale e biznese private

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasurinë për disa zyrtarë shtetëror.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe Xhelal Sveçla, ish zëvendes ministri i MPB-së.

Sveçla ka bërë me dije se shtëpia e tij e përbashkët, kap vlerën e 600,000.00 eurove, derisa ka deklaruar edhe dy lokale afariste si trashëgimi nga prindi njëra 650,000.00 euro kurse tjetra 600,000.00.

Tutje, Sveçla ka truall prej 430 m2, në vlerë 100,000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në formularin e publikuar nga AKK, Sveçla ka deklaruar një veturë në pronësi të bashkëshortes.

Sveçla, posedon edhe aksione në Ordinancen Specialistike Stomatologjike “Dhomi”.

Kurse, si para të gatshme së bashku me bashkëshorten ka në Procredit dhe PCB.

Kurse, sa i përket të hyrave vjetore të bashkëshortes ai ka deklaruar tre burime, si Universiteti për Biznes dhe Tekonologji, Ordinanca “Dhomi”, si dhe Universiteti i Tetoves.