Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë nuk e mblodhi bërllokun të mërkurën pasi që Kompania për Menaxhimin e Deponive ia bllokoi xhirollogaritë.
Kjo për shkak të borxhit prej rreth 240 mijë eurove që e para ia ka të dytës.
Megjithatë të mërkurën u zhvillua takim ndërmjet dy kompanive dhe u vendos që të bëhet një pagesë prej 50 mijë eurosh në momentin e zhbllokimit të xhirollogarisë.
Pastaj deri në muajin prill të kryhet pjesa tjetër, derisa janë dakorduar që të vazhdojë edhe grumbullimi i bërllokut.







