Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta në përplasjen, e cila ndodhi pas orës 23:00, përgjatë korridorit kryesor hekurudhor të vendit nga Praga në lindje, tha ministri i Brendshëm, Vit Rakusan.






Kryeministri çek, Petr Fiala, e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave./REL







