Në fillimet e “Big Brother Vip” dukej se po lind diçka në mes Fifit dhe Granitit.
Fifi pati shprehur pëlqimin për të ku nuk mungonin skenat e shpeshta të xhelozisë.
Ndërsa, Graniti akuzohej shpesh si fallco, sikur ai po luante me ndjenjat e Fifit.
Mirëpo, pak ditë më parë Fifi zyrtarizoj lidhjen e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin e modeles së njohur, Adrola Dushi.
Video qarkulloi në rrjetet sociale ku çifti i ri shiheshin duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.
Lidhja e tyre ka sjellë reagime të shumta në rrjet, madje një status i Granit Canës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”, ka shkruar ai në një postim në rrjete sociale.
Statusi në fjalë duket si një reagim për lidhjen e Fifit, të paktën kështu është parë nga ndjekësit.








