Pasi u tha se vëllai i tij merrej me fajde, reagon zëvendësministri Blerim Sallahu

Gjatë ditës së sotme një media ka publikuar një hulumtim ku tregohet se si vëllau i zëvendësministrit Blerim Sallahu për gjatë viteve akuzohej për vepra shumë të rënda, përfshirë edhe fajde.

Ndaj shkrimit të Insajderit ka reaguar zëvendësministri Blerim Sallahu ku ka thënë se gjatë kohës kur vëllai i tij ishte në proces gjyqësor ai kishte qenë në studime jashtë vendit.

Sipas tij, ai është përgjegjës vetëm për veprimet e tij personale dhe përgjegjësia është tërësisht individuale.

Tutje, Sallahu ka shtuar se sistemi i drejtësisë duhet të veprojë njësojë ndaj çdo personi pa dallim, në mënyrë të pavarur dhe vetëm mbi bazën e provave, fakteve relevante dhe ligjeve në fuqi.

“Deklarim me shkas ndaj lajmeve të porositura që u publikuan në media gjatë ditës:Lidhur me procesin gjyqësor ndaj vëllaut tim, e ndiej për obligim të sqaroj se:- Rasti i përfolur është i vitit 2012;- As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun;- Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit;- Edhe sipas parimeve ligjore, kushtetuese e ndërkombëtare, unë jam përgjegjës vetëm për veprimet e mia personale dhe përgjegjësia është tërësisht individuale dhe vetëm individuale!Për fund, si zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë, unë punoj me përkushtim të plotë për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë i cili duhet të veprojë ndaj çdo personi pa dallim, në mënyrë të pavarur dhe vetëm mbi bazën e provave, fakteve relevante dhe ligjeve në fuqi!”, ka shkruar Sallahu.