Rrallëherë është pjesë e medieve vendore, ani pse me origjinë është shqiptare.

Por, sa herë që përmendet, emri i Alby Rydes bëhet skandal e kryelajm, shkruan Ballkani.info.

Për të sot u tha se është shtatzënë dhe se babai i fëmijës së saj që do jetë vajzë është këngëtari Flori Mumajesi.

Ndonëse ai nuk tha asgjë, ka qenë Rydes që në mënyrë ironizuese ka mohuar një gjë të tillë.

Në Instastory ajo ka hedhur një fotografi ku shihet një e qeshur me të madhe dhe në fund shkruan “çfarë po ndodh aktualisht?” duke lënë të nënkuptohet se asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë./Ballkani.info/