Pasi u takua me Xhakën e Rashicën, Ledri Vula ‘thumbohet’ keq nga menaxheri i njohur (FOTO)

Menaxheri i njohur i artistëve shqiptar, Jetmir Agaj, përmes një ‘story’ në rrjetin social ‘Instagram’, ka thumbuar artistët e estradës që po mbështesin futbollistët kosovar, të cilët kanë arritur majat në skenën botërore.

Sipas Jetmirit, këta artista janë fals, pasi që nuk i kanë përkrahur futbollistët tanë kurrë më parë.

Si duket, menaxheri i njohur mesazhin e ka pasur direkt për reperin Ledri Vula, i cili u shfaq sot përkrah kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, në konferencën për media për ndeshjen e yjeve, ku morrën pjesë edhe Granit Xhaka dhe Milot Rashica, shkruan Ballkani.info.

Reperi Ledri Vula, gjatë ditës së djeshme ka postuar disa ‘Instastory’ me Granit Xhakën dhe Milot Rashicën, por sipas Jetmir Agajt, i cili edhe pse nuk e ka përmendur me emër, ka thënë se ‘këta artista’ nuk i kanë mbështetur më herët futbollistët tanë.

“Deri dje shumë artista tonë të estradës, personalisht jam dëshmitar që kurrë s’kan dhënë ndonjë respekt apo suport për këta futbollista”, ka shkruar Jetmiri.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë artist tjetër të estradës që ka postuar fotografi me futbollistët e njohur kosovar, përpos Ledrit dhe Yll Limanit.

Xhaka dhe Rashica po qëndrojnë në Kosovë për ndeshjen miqësore që do të luhet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë se Jetmiri dhe Ledri vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. /Ballkani.info