Pasi u shkarkua Rikallo, PSD do të votojë sot buxhetin për 2019

Suksesi i PSD-së, përballë një procesi të rëndësishëm për shtetin

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka arritur një sukses të radhës nga roli i saj në opozitë. Partia e Shpend Ahmetit nuk do të lejojë bllokimin e shtetit pasi që do ta votojë buxhetin për vitin 2019.

Kjo pas kërkesës së plotësuar në mëngjesin e sotëm nga qeveria e Kosovës, shkarkimin e ministrit serb, Rikallo.

Atë që nuk e bënë dy partitë tjera më të mëdha opozitare, LDK e VV, e ka bërë PSD duke hapur shumë rrugë të rëndësishme për funksionim shtetërorë.

Ky konsiderohet si sukses politik për partinë më të re në skenën politike kosovare.

Kujtojmë që pikërisht PSD kishte propozuar edhe heqjen e Roamingut me Shqipërinë, kërkesë e cila pritet të implementohet së shpejti