Pasi u rrahën, zgjedhën drejtuesit e nëndegës së LDK-së Mati

Pas pushimit të gjakrave në kuvendin e sotëm zgjedhor të nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, janë zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.