Pasi u përplasën dje, Driton Tali njofton se e ka paditur sot Blerim Latifin

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Driton Tali ka njoftuar se sot ka dorëzuar padi për shpifje për filozofin Blerim Latifi.

Lajmin e ka bërë të ditur Tali përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se Latifi do të dokumentojë edhe në gjyq deklaratën që ka bërë për të.

“Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis! Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq. Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai”, ka shkruar ai.

Dje gjatë ditës filozofi, Blerim Latifi ka shkruar se Tali e kishte pritur me orë të tëra tash presidentin e vendin, Hashim Thaçi duke kërkuar që të takohet me të.

Këto deklarata i ka mohuar Tali përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar e që nga koha që ishte deputet nuk është takuar me presidentin.