Pasi u hyri “fshesë” të vjetërve, nis mbledhja tjetër e kryesisë së re të LDK-së!

Lidhja Demokratike e Kosvoës tashmë ka zyrtarizuar anëtarët e rinj të kryesisë.

Partia e Lumir Abdixhikut ka nisur mbledhjen tjetër të kryesisë, në një sallë tjetër të Emerald Hotelit.

Ndryshe, 4 nënkryetar të partisë janë caktuar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi.

Ndërkaq, partia e Abdixhikut nuk i ka besuar asnjë post ish-nënkryetarëve, Agim Veliu dhe Haki Rugova.

Ata janë lënë jashtë kryesisë së re.