Pal Lekaj

Pasi u dënua për rastin e 53 milionëve, lajmërohet Lekaj, thotë se do të kontribuojë për Kosovën

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i dënuar me tri vjet e 8 muaj burgim për 53-milionëshin, ka deklaruar se do të vazhdojë të punë për të mirën e Kosovës.

Në një takim me qytetarë, Lekaj është shprehur të dielën se është i pafajshëm dhe është i gatshëm “të jap kontributin për të mirën e përgjithshme”.

“Kam dashtë që të komunikoj me ju drejtpërdrejt dhe të ju them që në këtë proces jam i pafajshëm dhe do të qëndroj sikur kam qëndruar edhe përpara dhe në çdo kohë jam i gatshëm të jap kontributin tim për të mirën e Kosovës dhe të mirën e përgjithshme”, është shprehur Lekaj.

@ballkani.info Pal Lekaj hap “të pame” pas dënimit për rastin e 53 milionëshin, poston fjalimet “rrëqethëse” të përkrahësve të tij #pallekaj #kosova #53 #milion #qeveria #para ♬ original sound – Ballkani.info

Ish-ministri në Qeverinë Haradinaj u shpall fajtor të mërkurën (31 janar) nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.