Me këtë fjali, Ejup Maqedonci, arriti ta bëjë veten komik përtej çdo përpjestimi – kur duke folur nga Tajvani në një panel ku jo vetën që e barazvleroi vendin me eksportuesin e dytë në botë të armëve dhe superfuqinë nukleare, Francën, por edhe ia mbivendosi Kosovën.

Me fabrikë të municioneve – pasi komedia që inicoi mori dhenë – Maqedonci tregoi të paskësh menduar municion të kalibreve të lehta, ose thënë thjesht “plumba të vogël”.

Fjalën tha ta ketë pasur për këtë kategori: 5.56 milimetërsha dhe 7.62 milimetërsha.

Këto Franca ia ka hequr barrë vetes që nga të 90’at dhe i ka importuar – por, megjithatë, edhe këto – ndryshe nga ç’pandehë Maqedonci, Franca i ka kthyer në maj të vitit 2024.

Para se të dalim aty, ja çfarë thotë Maqedonci për një televizion “TeVe1”.

“Ne aktualisht jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt”, ka thënë Maqedonci.

“Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor”, ka thënë Maqedonci.

Por, gabim përtej gabimi…

Franca në maj të vitit të kaluar ka nënshkruar kontratë me shtetin e Belgjikës për prodhim të kalibrave të vogël të municionuit.

Franca do të blejë municion të kalibrit të vogël nga kompania belge FN Herstal, e cila më pas do të ndihmojë në krijimin e një linje montimi në Francë për të trajtuar “situatën e saj të varësisë“, patën njoftuar ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve, Sébastien Lecornu dhe Ludivine Dedonder, pas një takimi në Paris.

Por, por, çfarë kalibrash prodhon Franca?

Franca, si eksportuestja e dytë në botë e armëve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse mund të mos ia mbysh sytë Maqedoncit, prodhon kalibra prej më të mëdhav.e

Prej 20 mm e në 100mm, Franca gufon nga prodhimi.