Pasi Togo e shpalli çnjohjen e Kosovës, Hoti pyet: A kemi politikë të jashtme?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi shteti i Togos ka shpallur çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë Hoti ka pyetur se “a ka politikë të jashtme Kosovës”.

Ai ka shtruar katër pyetje për Ministrinë e Jashtme, përfshirë se a ka pasur komunikim Kosova me Togon gjatë këtyre viteve.

Më poshtë pyetjet e Hotit:

1. A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?

2. A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?

3. Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?

4. A kemi politikë të jashtme apo jo?