LAJMI I FUNDIT

Pasi shteti i Kosovës ia konfiskoi pasurinë, sot policia dhe inspektorati po ia largojnë terrasën restorantit të Radojiçiqit (Video)

Inspektorët nga komuna e Mitrovicës së Veriut aktualisht ndodhen në kafenenë “Grey” në shëtitoren në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç mëson jozyrtarisht KoSSev, aty ka ardhur inspeksioni komunal pasi vazhdimisht ka kërkuar nga kjo kafene që ta largojë terrasën, përkatësisht platformën në të cilën ndodhet, transmeton Ballkani.info.

Duke qenë se kjo nuk është bërë, sot në vetë kafene kanë ardhur zyrtarët e inspeksionit komunal, ku për një kohë të shkurtër ka qenë edhe Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse inspektorët komunal do të tentojnë ta mbyllin apo ta heqin terrasën sot.

Në një bisedë me pronarët e lokaleve të tjera aty pranë në shëtitore, ata thanë se para disa ditësh kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Erden Atiq dhe kanë diskutuar shumë tema me të. /Ballkani.info/

@ballkani.info Pasi shteti i Kosovës ia konfiskoi pasurinë, sot policia dhe inspektorati po ia largojnë terrasën restorantit të Radojiçiqit #kosovopolice #kosova #milanradojcic #mitrovica ♬ Gangsta paradise – Gokboru Wolf