Pasi Qeveria nuk ua plotësoi kërkesat, Sindikata e Infermierëve paralajmëron masa

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Qeveria në detyrë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se edhe pse e kanë zhvilluar një takim para dy jave me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, i njëjti iu kishte premtuar edhe një takim këto ditë, të cilin sipas tyre ende nuk e ka realizuar.

“Gjatë vitit 2020 Sindikata e infermierëve të Kosovës organizoi 3 protesta per shkak të kushteve të rënda në të cilat ndodhen infermierët. I zhvilloi 3 takime me ministrin e shëndetësisë dhe 1 takim me kryeministrin para rreth dy javësh. Ne ende jemi në pritje të një takimit që na premtoi kryeministri në detyrë para disa ditësh”, thonë nga Sindikata.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vitit 2020 Sindikata e infermierëve të Kosovës organizoi 3 protesta per shkak të kushteve të rënda në të cilat ndodhen infermierët.

I zhvilloi 3 takime me ministrin e shëndetësisë dhe 1 takim me kryeministrin para rreth dy javësh. Ne ende jemi në pritje të një takimit që na premtoi kryeministri në detyrë para disa ditësh.

Kishim shumë kërkesa, si ngritjen e pagës përmes ligjit të pagave, punësimin e 2 mij infermierëve, pagesën e rrezikshmërisë, pagesën e orëve shtesë, pagesën e punës gjatë vikendeve, ligjin për infermierinë, ambient të sigurt për punë, por për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, ne zgjodhëm që gjatë vitit 2020 të jetë vetëm ngritja e pagesave të ndrrimeve të natës nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro për 12 orë pune gjatë natës, që Buxhetit të shtetit do t’i kushtonte vetëm 2.5 mil euro për një vit, për të gjithë infermierët e Kosovës dhe punësimi i infermierëve të rinjë.

As kjo kërkesë minimale e jonja nuk u përfill.

Reagum edhe për shtesat për punë gjatë pandemisë, që për ne ishin fyese, vetëm 150 euro, por kur tatimohen mbesin diku rreth 120 euro.

Sepse virusi nuk njeh pozitë e as shkollim.

U infektuan mbi 2000 infermier, ndërsa 8 të tjerë vdiqën. Infermierët ishin 24 orë pran pacientëve, anipse u nënqmuan dhe u lan në numër të vogël, aq sa ishin, për dallim nga të tjerët.

Infermierët janë ata që dhanë më së shumti në pandemi, por morën vetëm premtime boshe gjatë gjithë kohës.

Shumë shtete të Botës morën guximin dhe ju ngritën pagat puntorëve shëndetësor, si Gjermani, Franca etj në shenjë respekti dhe falenderimi për punën e madhe që po bëjnë puntorët shëndetësor.

Nuk është leht të rrezikosh jetën tënde, që të shpëtosh jetët e të tjerëve. Infermierët e bënë këtë, shumica nga ta vullnetar.

U pengua edhe amandamenti i cili kaloi në komisionin pēr shëndetësi, me preteks që nuk ka buxhet. Për gjithçka kishte buxhet, ndërsa vetëm për infermierët jo. Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona.

Do të shihemi së shpejti me aktivitetet tona sindikale.