Pasi Qëndron Kastrati doli pozitiv me Covid-19, nesër testohen 27 zyrtarë të Komunës së Kamenicës

27 zyrtarë të Komunës së Kamenicës do të testohen nesër për të parë nëse janë të infektuar me Coronavirus.

Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

Testimi i tyre vjen pasi ditë më parë kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati rezultoi pozitiv me Coronavirus.

“Tashmë janë identifikuar të gjitha kontaktet e kryetarit Kastrati dhe neswr pritet t’u merren mostrat nga IKShP për testim. 27 personat e identifikuar janë duke qëndruar në vetizolim menjherë pasi kemi marrë rezultatin për kryetarin”, ka thënë Rashiti.