Pasi që Serbia e “zbuloi” hotelin në të cilin po “pushon” Thaçi, ai vapën po e mund në… Prevallë!

Mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i kalon pushimet në Bodrum të Turqisë.

Sipas raportimeve, Thaçi po qëndron në një hotël luksoz ku nata kushton me mijëra euro.

E në anën tjetër presidenti ka zgjedhur një mënyrë më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur raportimeve të rrejshme.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se ndodhet në Prevallë, përcjell Ballkani.info.

“Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund freskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit”, ka shkruar Thaçi, duke treguar se ndodhet në Kosovë e jo në pushime luksoze.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mediat serbe raportojnë rrejshëm për presidentin Thaçi. /Ballkani.info

loading…