Pasi nis të akuzoi Aleksandar Vuçiqin për vdekjen e vajzës, televizioni Pink ia mbyll mikrofonin mysafires në studio (Video)

Pasi nis të akuzoj Aleksandar Vuçiqin për vdekjen e vajzës, televizioni Pink ia mbyll mikrofonin mysafires në stuido

Natasha Gjukiq, nëna e vlogeres Kristina Gjukiq, e cila thuhet se kreu vetëvrasje në banesën e saj ka hedhur akuza në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjukiq gjatë emisionit të mëngjesit në televizionin Pink, në vrasjen e vajzës së saj, siç e ka quajtur ajo, është fajtor edhe Vuçiq.

“Çfarë është ky shtet, çfarë është kjo prokurori, e cila prononcohet përmes medieve, turp të vije president. Ja këtë mund ta them”, ka thënë e mllefosur Gjukiq.

Mirëpo, në momenti e kësaj deklarate ka reaguar moderarorja e emisionit duke thënë se “presidenti nuk ka faj”, për t’ia mbyllur mikrofonin mysafires.

Nëna e youtuberes pretendon se një farë Andrijana kishte lidhje me vdekjen e vajzës së saj dhe kishte theksuar se do të rihapë çështjen për të vërtetuar të vërtetën e rastit.