Pasi ndalen pensionet e veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, reagon ministri Murati: Vetëm po zbatojmë ligjin!

Pas lajmit se veteranëve nga Shqipëria u janë ndalur pensionet si veteranë të UÇK-së, ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai thotë se Qeveria vetëm po e zbaton ligjin.

Reagimi i plotë i ministrit Murati:

Vetëm po zbatojmë ligjin!

Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.

Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.
Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.