Pasi mori lajmin e dhimbshëm, Shkurte Gashi gati rrëzohet nga skena

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që prej vitesh ka sjellë hite në tregun muzikor, muajt e fundit përjetoi një histori të dhimbshme në familjen e saj.

Në një intervistë për “Prive”, Shkurte tregoi momentin kur mësoi se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer.

“Isha e shokuar atë ditë. Në atë mërzi, unë shkova në Tiranë për këngën e re dhe kam qarë duke ditur sëmundjen e babait tim. Deshi Zoti ia doli. Kjo është edhe arsyeja pse e vonova projektin. Unë doja t’i ndërpreja të gjitha aktivitetet e mia në koncerte. Në një mbrëmje kam qenë duke u rrëzuar prej emocioneve. Mendoja se nuk mund t’i kënaqja fansat nga mërzia e madhe që kisha. Kur përfundova pjesën time të këndimit, fansat më kthyen tre herë në skenë. Ishte shenjë prej Zotit që të bëhem e fortë dhe të vazhdoj”, tregoi Shkurte.

loading…