Pasi Kurti i thuri elozhe Qosjes për ditëlindje, reagon ish këshilltari i tij: I mori 150 mijë euro pa bërë asnjë punë

Pasi që kryeministri Albin Kurti ia uroi ditëlindjen e 85-të akademikut Rexhep Qosja me në akademinë solemne për 85- vjetorin e lindjes duke i thur elozhe, ka reaguar ish këshilltari i Kurtit në mandatin e parë, Shkëlzen Gashi.

“Sa herë përmendet Rexhep Qosja: sendi i parë që më kujtohet është se Rexhep Qosja qe një dekadë i ka marrë gati 150 mijë € si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), ndonëse kurrë për këto dhjetë vjet as edhe një punë të vetme s’e ka bërë në këtë institucion, madje as që e ka vizituar ndonjëherë AShAK-un; sendi i dytë që më kujtohet është Bogdan Bogdanović-i, i cili në vitin 1981, për shkak të mospajtimeve me politikat nacionaliste të Akademisë Sërbe të Shkencave dhe të Arteve, jep dorëheqje nga ky institucion dhe mbas dorëheqjes, honorarin si akademik ia kthen mbrapsht për çdo muaj këtij institucioni. Nejse, urime ditëlindjen Rexhep Qosja”, ka shkruar Gashi. /Ballkani.info/