Pasi kërkoi nga produksioni t’ia merrnin arushin Donaldit, Big Brother ia dorëzon Semit “Gin”in

Pasi Donaldi u lidh me Beatrixën, raporti i tij me Semi Jaupajn ndryshoi, duke qenë se kjo e fundit është mikesha më e mirë e Borës.

Madje ishte Einxhel ajo e cila dy ditë më parë tregoi se Semi kishte kërkuar arushin që ia kishte lënë Donaldit, pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP.

Nuk ka vonuar shumë dhe produksioni ia ka kërkuar arushin Donaldit për t’ia dorëzuar Semit.

Semi në llogarinë e saj në Instagram, tani ka publikuar një fotografi me arushin e saj, “Gin”-in.

“Shpirti plot”, ka shkruar Semi në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se Semi u largua edhe nga studio e Big Brother gjatë njërit prej spektakleve pasi asaj iu mohua e drejta të fliste me banorët në shtëpi, saktësisht Donaldin për t’ia kërkuar po arushin e saj që t’ia kthente.