Pasi kërkoi mashkull të ri, Encës i ndodh e papritura në Instagramin e saj

Encës i janë “bllokuar” mesazhet pas postimit ku kërkonte mashkull të ri.

Enca Haxhia edhe me veprimin e fundit arriti ta kthejë gjithë vëmendjen e fansave tek ajo.

Përmes një postimi në Instagram, Enca së fundi njoftoi se është në kërkim të një mashkulli të ri, i cili duhej t’i dërgonte asaj një aplikacion dhe dëshirën pse do vendos ta kontaktojë.

Por, të menjëhershme ishin mesazhet e panumërta që i mori nga ndjekësit, të cilët ishin të interesuar të kontaktonin me këngëtaren.

Me anë të një postimi Enca shkruan “Më është bllokuar DM, për çdo 10 mesazhe për çdo sekond”.

Enca Haxhia pas duetit me Don Xhonin ka paralajmëruar një këngë të re, por ende nuk ka dhënë detaje se kur do ta publikojë.