Pasi keqtrajtoi nxënësin arrestohet mësuesi e dërgohet prapa grilave

Mësimdhënësi nga Malisheva është arrestuar pasi kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Policia njofton se në Malishevë për rastin e 2 qershorit rreth orës 11:30, me 3 qershor është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.  

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Edhe nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, tregojnë se me urdhër të prokurorit kujdestarkanë ndaluar një persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autoriteteve publike”.