Manastiri i Deçanit ka njoftuar zyrtarisht se i është regjistruar prona 24 hektarëshe dhe se sot kanë marrë certifikatën nga Kadastra.
Duke njoftuar për regjistrimin e pronës, Manastiri ka falenderuar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.
“Dioqeza dhe Manastiri falënderojnë veçanërisht znj. Dora Bakoyannis për ndihmën e saj”, thuhet në njoftim.
Today, Dečani #Monastery received an extract from the KS Central Cadastre, including the existing land & the 24 ha, restored by the KS Const. Court in 2016. The Diocese and the Monastery extend special thanks to Ms. Dorа Bakoyannis for her kind assistance https://t.co/x1mu11DQTt
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) March 20, 2024
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti kishte urdhëruar javën e kaluar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën manastirit.
“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti në të kaluarën ka qenë njëri ndër kundërshtarët më të zëshëm që këto prona t’i jepen Manastirit. Kjo çështje është riaktualizuar nga shtetet e QUINT’it gjatë qeverisjes së Kurtit sidomos pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Para dy javësh, Qeveria sinjalizoi se është pajtuar që këto prona t’i kalojnë Manastirit të Deçanit pasi ky është një kusht që Kosova të bëjë hapin e radhës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
BONUS VIDEO| Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s, ende fle mbi varreza masive







